Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Përrenjas, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim Kujtim Hoxha, 54 vjeç, banues në fshatin Kotodesh.
Ky shtetas ishte dënuar me 4 muaj burgim, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Më datë 09.04.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, pasi është konstatuar nga punonjës i Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, i ka ofruar atij 50 euro, për të shmangur ndëshkimin ligjor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet dhëndri në Itali, u vesh si Krishti për festën e beqarisë
- Zbardhet sherri me mjete të forta në Shkodër, arrestohet 1 person, 5 në kërkim