Një 16-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ka tentuar të kryejë vjedhje në një pikë të këmbimit valutor. Për të kryer vjedhjen ai dyshohet të ketë përdorur një pistoletë lodër.
Rreth orës 11:45, Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, 16-vjeçari J. D., banues në Gjirokastër.
Policia ka njoftuar se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.
Gjithashtu sipas njoftimit, janë sekuestruar veshjet që ka patur autori, në këtë rast, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta mesazh nga qelia: Në 11 maj na duhen 84 mandate, PL merr 50 mijë vota në Tiranë
- Pëcillen për në banesën e fundit viktimat e tragjedisë në RMV, publikohen emrat