English

Tentoi t’u kalonte kufirin grek 4 emigrantëve, kapet 38-vjeçari nga Banglandeshi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 38-vjeçar nga Banglandeshi, banues në Kamzë është arrestuar pasi u kap nga policia e Gjirokastrës ndërsa tentoi t’u kalonte kufirin me Greqinë 4 emigrantëve.

- Advertisement -

Ai është kapur në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit.

Sekuestrohen 1 celular dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, u vu në pranga shtetasi:

  1. T., 38 vjeç, nga Bangladeshi, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?