English

Tentuan të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohen 5 drejtues mjetesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pesë drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e Policisë, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se personat në fjalë kanë tentuar të japin ryshfet, me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore.

Ndërkohë Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë ditëve të fundit janë konstatuar në shkelje 5 drejtues mjetesh, të cilët me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht shtetasit B. K., L. Z., P. I., K. G. dhe E. Sh.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

🚨 Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri!

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?