Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, nga gara për Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kurti shkruan se tërheqja e Biden nga gara shënon fundin e një epoke.
Ai thotë se Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët e palodhur të saj.
“Per dekada, @POTUS Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA| Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë
- Donald Trump me tone triumfuese pas debatit presidencial me Joe Biden