Shërbimi publik britanik i radio-televizionit BBC hoqi pezullimin ndaj legjendës së programit sportiv Gary Lineker, i cili u hoq nga puna për shkak se kritikoi politikën e emigracionit të Britanisë në një postim në Twitter.
Transmetuesi publik britanik tha se Lineker do të kthehet në detyrat e tij, ndërsa BBC do të shqyrtojë mënyrën se si prezantuesit e tij përdorin mediat sociale.
Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davey, tha se Lineker kishte rënë dakord të ndiqte udhëzimet e shërbimit publik në postimet e mediave sociale derisa të përfundonte një rishikim i rregullave të shërbimit publik.
Lineker kritikoi politikën e re të qeverisë për imigracionin në Twitter, e cila çoi në pezullimin e tij.