English

Tërhiqet nga gara presidenciale e demokratëve miliarderi Mike Bloomberg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Miliarderi Mike Bloomberg është tërhequr nga gara e tij për emërimin si kandidati zyrtar i Demokratëve në zgjedhjet presidenciale, ndërsa deklaroi se do të mbështeste ish zv-presidentin Joe Biden.

- Advertisement -

Kjo ishte një disfatë e madhe për ish krye bashkiakun e Nju Jorkut, i cili i mbante shpresat tek shtetet që do të votonin gjatë Super të Martës duke shpenzuar më shumë se 500 milionë dollarë nga pasuria e tij personale për këtë fushatë.

Bloomberg njoftoi për largimin e tij nga gara pas një përfundimi zhgënjyes gjatë votimit të djeshëm në  shtetet që përbëjnë më shumë se 1 të tretat e delegatëve në garën për nominimin e Demokratëve.

Ai fitoi në Samoan Amerikane dhe mori dhe disa delegatë të tjerë gjetkë. Ndërkohë Biden fitoi gjerësisht në shtetet e jugut, aty ku Bloomberg kishte derdhur me dhjetëra miliona dollarë dhe madje kishte shpresuar edhe për një fitore.

Hyrja me vonesë në garë

Bloomberg nisi një fushatë zgjedhore të paprecedentë që nga fillimi. Hyrja e tij me vonesë në garë, e detyroi që të kapërcente fushatën në katër shtetet e para ku do të mbaheshin votimet, Ajoua, Nju Hempshir, Nevada dhe Karolina e Jugut.

Së fundmi, votuesit e refuzuan argumentin e Bloomberg se ai ishte kandidati më i mirë kundër presidentit republikan Donald Trump. Nga ana tjetër, Trump e ka ndjekur me vëmendje garën për të zgjedhur kandidatin e Demokratëve dhe ka qenë veçanërisht i fiksuar pas Bloomberg.

Një nga njerëzit më  të pasur në botë

78-vjeçari është një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri që kap shifrën 61 miliardë dollarë. Të ardhurat e tij e kanë prejardhjen nga të dhënat financiare dhe kompania mediatike që mban emrin e tij, të cilën ai e nisi në 1980.

Përveç se ka punuar për 12 vjet si kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, ai u afrua me grupet progresiste duke shpenzuar qindra miliona dollarë në luftën kundër ndryshimeve klimatike  dhe dhunës prej armëve.

Se çfarë e pret Bloomberg është e paqartë. Ai është zotuar se di t’i mbajë zyrat elektorale të hapura në shtetet ku dhe beteja është më e zjarrtë për të ndihmuar Demokratët që të mundin Trump, por Sanders ka deklaruar se nuk e dëshiron ndihmën e tij.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×