Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter goditi Greqinë në orët e para të mëngjesit, ndërsa lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në disa qytete shqiptare.
Lëkundjet e forta sizmike u regjistruan në Gjirokastër, Korçë dhe në qytetin e Vlorës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ishte 14 km në lindje të qytetit të Pargës, në rajonin e Thesprotisë në një thellësi prej 10 km. Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në jëtë njërëzish.
Shqipëria me 26 nëntor të 2019 u godit nga një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, ku për pasojë 51 qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën në qiell të hapur.
Krahas jetëve të humbura, tërmeti i vitit të shkuar la pasoja të rënda në ekonominë shqiptare. E ndodhur përballë nevojës së madhe për ndihmë, Shqipëria shtriu dorën për ndihmë tek vendet e tjera.
Me ndihmën e Bashkimit Europian dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u mbajt në Bruksel me 17 shkurt Konferenca e Donatorëve, ku vendi ynë arriti të sigurojë një shumë mbi 1 miliard eurosh për të tejkaluar pasojat shkatërruese të termetit të nëntorit të shkuar.