English

Tërmet në Turqi, të paktën shtatë viktima, rrënohen mijëra ndërtesa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tjetër tërmet ka tronditur pjesën juglindore të Turqisë. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar në ndërtesa.  Tërmeti ishte me epiqendër në Iran në një zonë në kufi me Turqinë.

- Advertisement -

Autoritetet bëjnë me dije se më shumë se 1066 ndërtesa janë rrënuar ndërsa raportohet edhe për njerëz të bllokuar në objekte.

Pamjet nga televizionet turke dëshmuan që në momentet e para për njerëz që nisën të gërmojnë në shtëpitë e shkatërruar. Në zonë raportohet edhe për çarje të rrugëve.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) bëri me dije se tërmeti kishte një thellësi prej 5 km .Sipas mediave  tërmeti preku rreth 43 fshatra në Turqi, e cila herë pas here preket nga lëkundjet e tokës. Kujtojmë se muajin e kaluar një tërmet i fortë preku pjesën lindore të Turqisë duke vrarë më shumë se 40 njerëz.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?