English

Tërmetet, 50 mijë godina mbi 50-vjeçare do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të gjitha ndërtesat që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do t’i nënshtrohen një procesi kontrolli për certifikim sigurie. Kontrolli teknik do kryhet për evidentimin e gjendjes fizike të godinave dhe amortizmit të tyre nga aspekti i degradimit të betonit dhe dëmtimeve strukturore që mund të kenë ndodhur si pasojë e tërmeteve apo ndërhyrjeve njerëzore. 

- Advertisement -

“Rezultatet e auditimit, dhe kjo është pjesa që do ketë efekt ekonomik; rezultatet e auditimit do të jenë detyruese për objektet për t’i çuar në normë sizmike”, u shpreh Artan Shkreli, Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese amendoi ndryshimet e propozuara pas dëmtimeve nga tërmeti i 21 shtatorit, të një ligji të 1998-s për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve.

“Te ligji i të ardhmes që është ligji i ’98s… janë standarde të së ardhmes; ndërsa ky mund të zgjidhej shumë më mirë dhe shumë më plotë me një ligj të veçantë, për-ashtu siç e thatë ju, për të kaluarën”, u shpreh Ilir Beqja, anëtar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese.

Janë llogaritur rreth 50 mijë banesa të cilat do t’i nënshtrohen këtij kontrolli. Kontrolli do kryhet gjithashtu në konstruksionet publike dhe private të cilat kanë akses publik, si çerdhe apo kinema.

Përfaqësuesit e Ministrisë thanë se fondet do jepen nga njësitë vendore, ndërkohë që mbetet e paqartë se cili institucion do të jetë përgjegjës për kryerjen e kontrolleve dhe auditimeve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?