English

Tërmeti, Dashamir Shehi akuzon kryeministrin Rama se do t’i përdorë paratë për fushatë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillimi Kombëtar, Dashamir Shehi në studion e Ilva Now, në Euronews Albania u shpreh skeptik lidhur me faturën e bërë publike nga kryeministri Edi Rama për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i LDK akuzoi kryeministrin se po bën biznes dhe korrupsion me paratë e tërmetit, pasi sipas tij me atë shifër parash mund të ndërtohen 33 mijë apartamente.

- Advertisement -

“Nuk ka nevojë t’u shpjegoj shumë shqiptarëve se 100 metra katrorë nuk kushtojnë më shumë se 30 mijë euro me 1 mld bëhen 33 mijë apartamente.

Pavarësisht se na ka bërë dëm, kjo është shifër hileqare dhe abuzive.

Shifra është propagandë për zgjedhjet që po vijnë, për bizneset që dua të fitojnë para. Rama e qan këtë punë se ka bërë 20 vjet në Bashkinë e Tiranës, më shumë se e njeh ky rrjetin e korruptimit nuk e njeh njeri tjetër. Ai vetëm këtë di të bëjë. Shihni ju ndonjë rrugë të re?

Kjo mund të jetë bërë dhe për donatorët që është dëm 1 miliard dhe na jepni nja 200 milionë.

Dikush duhet të paguajë për këtë, disa nga teknikët disa nga administratorët. Uroj që kjo drejtësi e mirë apo e keqe të bëjë diçka. Shqipëria duhet të bëjë plan 10-vjeçar për rindërtimin, qytet tona janë të mbingarkuara me ndërtime të rrezikshme”, tha z. Shehi.

Z. Shehi iu përgjigj edhe kritikave në drejtim të opozitës për mungesë veprimi dhe reagimi si në rastin e tërmetit dhe lidhur me zhvillimet politike, teksa theksoi faktin se është forca politike në pushtet ajo që duhet t’i përgjigjet nevojave të vendit në këto momente dhe detyra e opozitës është të propozojë dhe denoncojë, gjë që sipas tij realisht ka ndodhur.

Duke iu rikthyer çështjes së tërmetit, z. Shehi u shpreh se nxitmi i kryeministrit për të ndërtuar të gjitha shtëpitë e rrënuara  brenda vitit, lidhet me faktin se ai do ta përdorë edhe tërmetin për kapital politik kur jemi vetëm një vit para zgjedhjeve.

“Ky kërkon me ngut t’i ndërtojë të gjitha shtëpitë këtë vit se vitin tjetër janë zgjedhjet. Nga pikëpamja pragmatiste nuk bën gabim. Mendon se do ta shtyjë këtë vit me paratë e tërmetit. Në politikën e jashtme e ka narrativen, është kryesues i OSBE. Ne kemi për detyrë të denoncojmë. Nuk ka nevojë të ngutet t’i bëjë të gjitha për një vit. Mund t’i strehojë njerëzit në rulota”, – u shpreh kreu i LDK.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?