English

Tërmeti i 26 nëntorit, ministri turk: 500 shtëpi gati në korrik. Lagjja e re e përshtatur sipas jetesës shqiptare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

500 shtëpitë që do të ndërtohen me financim të qeverisë turke për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, do të përfundojnë brenda muajit korrik. Lajmin e dha vetë ministri i Mjedisi dhe Urbanizimit në Turqi, Murat Kurum gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

- Advertisement -

 “Nëse do të fillojmë ndërtimin e 500 objekteve të banimit deri në fund të janarit, sërish në përshtatje me Shqipërinë dhe kulturën e vëllezërve tanë shqiptare, do t’i ndërtojmë në formën e lagjeve, ndërtesat do të jenë 3 kate, me katin përdhes, ose katër kate dhe ai përdhes, një projekt model duam ta realizojmë.

Ne duam të fillojmë ndërtimin e shtëpive në këtë zonë maksimumi në fund të janarit dhe ta përfundojmë atë brenda 6 muajsh dhe vëllezërve shqiptarë të jemi në gjendje t’ua dorëzojmë ato në kohën më të shkurtër”, tha ministri i mjedisit dhe urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum

Ndërsa ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj u shpreh se lagjja e re që do të ndërtohet do të jetë një lagje model, e cila përveç ndërtesave të banimit, do të ketë edhe hapësira të mjaftueshme për komunitetin.

“Ndonëse është ende herët, puna për rindërtimin tashmë ka filluar. Projekti mendohet të jetë 500 banesa, të shoqëruara me ambiente komerçale dhe mundësisht me dy ambiente të rëndësishme publike dhe bëhet fjalë për shkollë dhe bashki në Thumanë”, tha ministri Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj përsëriti disa herë se procesi i rindërtimit ka filluar, por nuk dihet  një shifër të saktë për numrin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?