English

Tërmeti i 26 nëntorit, qeveria përcakton 18 zona për rindërtimin dhe hap garën për modelin e shtëpive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria ka miratuar zonat e reja ku do te rindërtohen pas shembjes dhe dëmtimit të qindra banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj prezantoi 18 zonat, nëntë prej te cilave janë në Tiranë.

- Advertisement -

Sipas ministrit Ahmetaj, sot u hap dhe gara për modelin e shtëpive që do të ndërtohen me parametra bashkëkohore dhe anti-sizmike. Gara mbyllet më datë 6 shkurt dhe menjëherë nis procesi për rindërtimin që nga përcaktimit i tenderëve.

Ministri Ahmetaj iu ka bërë thirrje qytetarëve, por edhe njësive vendore, që të përshpejtojnë procesin e aplikimit në platformën elektronike.

“Është proces ligjor i domosdoshëm që të kalojmë në hapat e tjera, që nga përfitimi i granteve deri tek përfitimi i metrave katrorë që do të jetë i domosdoshëm edhe për planifikimin. 

Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. U njoftova që në vetëm dy ditë kanë aplikuar mbi 200 familje, ju lutem të dashur qytetarë, aplikoni sa më shpejt. Procesi është fare i thjeshtë, i keni bashkitë, njësitë administrative gjithashtu, kryepleqtë dhe punonjësit e bashkive, zyrat e rindërtimit, por edhe mua personalisht e stafin tim në dispozicion për të ecur sa më shpejt me procesin e aplikimit në platformën elektronike”, – tha ministri për Rindërtimin.

Tërmeti që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe 7084 ndërtesa të pabanueshme, shumica në Durrës dhe Thumanë, por jo vetëm.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?