Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri më tani 22 persona kanë humbur jetën.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar i lënduar nga efektet e këtij tërmeti.
“Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:
Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56