English

Tërmeti “shkurton” ndjeshëm buxhetin, ulet financimi për disa ministri, nuk preket sektori i drejtësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi shkurtoi fondet e ministrive dhe sistemit të drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera në shumën e 23 milionë eurove, si pasojë e rishikimit të buxhetit 2020, për llogari të mbulimit të pasojave, që shkaktoi tërmeti. 

- Advertisement -

Sipas tabelave të institucioneve, shkurtimi më i madh i fondeve është bërë për ministrinë e Arsimit dhe atë të Mbrojtjes.

Fondet për arsimin u shkurtuan nga parashikimi fillestar më 2020 me 555 milionë lekë ose 4.5 milionë euro.

Ndërsa për ministrinë e Mbrojtjes shkurtimi i fondeve ishte 790 milionë lekë ose 6.4 milionë euro.

 Tek Ministria e Infrastrukturës u shkurtuan 285 milionë leke ose 2.1 milionë euro, tek ministria e Brendshme u shkurtuan gjithashtu 2.1 milionë euro.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?