English

Terrorizmi në Hanau, prokurorët gjermanë hetojnë profilin e të dyshuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroët gjermanë po hetojnë profilin online dhe aktivitetet e të autorit të dyshuar të masakrës ku humbën jetën 9 persona në dy prej shisha bareve të Hanaut të mërkurën.

- Advertisement -

Policia tha se 43-vjeçari u gjet më pas i vdekur në shtëpinë e tij, i shtrirë pranë trupit të pajetë të nënës së tij.

Ministri i Brendshëm i shtetit Hess, Peter Beuth, tha se faqja e internetit që besohet se është e të dyshuarit sugjeronte për “motive ksenofobike”.

Prokurori federal, Peter Frank, shtoi se i dyshuari kishte ngarkuar në internet “video-mesazhe dhe një lloj manifesti”.

“Përveç mendimeve të errëta dhe teorive konspirative absurde, ato ishin treguese të pikëpamjeve të thella raciste”.

Videoja e ngarkuar në Youtube

Një prej videove u shfaq për herë të parë në Youtube më 14 shkurt.

Në të duket një burrë që qëndron i ulur në një dhomë, duke folur drejtpërdrejt me kamerën dhe duke treguar teori konspirative.

Kanali i tij u mbyll nga Youtube të enjten në mëngjes, disa orë pasi u raportua për sulmin.

Youtube tha për Euronews se nuk e kishin konsideruar videon origjinale si manifest dhe se nuk i shkelte në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e tyre.

Por platforma tha më pas se kanali u tij u fshi menjëherë pasi mësuan për lidhjen e tij me sulmin në Hanau.

Kjo u tha se ishte në një linjë me “Kodin e Sjelljes të Youtube“, veçanërisht për shkak të natyrës brutale të sulmit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?