Pas 3 muajsh provë, mësuesit e rinj do të duhet të kalojnë një testim nëse janë të aftë psikologjikisht për të marrë punën.
Për ekspertin e arsimit, Albano Zhapaj kjo mund të përdoret edhe politikisht nga administrata.
Për “Euronews Albania”, Zhapaj u shpreh se qëllimi duket i mirë, por nuk mjafton teksa shtoi se ky proces ngjall dyshime.
“Mesa pashë argumentimin e ministrisë, qëllimi duket i mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi, duhet parë edhe metoda. Çfarë do të thotë të testosh psikologjikisht 3 muaj mësuesin, si do e testosh, do e fusësh mësuesin në klasë. Ai do zhvillojë mësimin, kush di jetë ekipi, ai grup njerëzish që do thotë pas 3 muajsh që ky është mirë apo keq psikologjikisht?
Kush na sigruon që kjo gjë nuk mund të keqpërdoret nga administrata e radhës. Nëse futet në rrugë ligjore, ajo do mbetet aty gjithmonë. Pse mos të ekzistojë një skenar i tillë? Unë kam të drejtën legjitime të dyshoj”, theksoi ai.
Tre muaj më parë, Ministria e Arsimit urdhëroi ngritjen e komisioneve të posaçme, të përbëra kryesisht nga psikologë apo punonjës social, për çdo punësim të ri në shkolla.
Sot metoda dhe kriteret e vlerësimit janë gati.
LEXONI GJITHASHTU
- Urdhri: Vlerësim psikologjik për mësuesit në arsimin parauniversitar
- Ulja e mesatares që të mos mbyllen degët në fakultet, thotë eksperti i arsimit
- Shkarkimi i drejtorëve të arsimit është shqetësues, sipas ekspertes