English

Teuta ngec me Luftëtarin, Partizani merr fitoren e dytë radhazi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partizani arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat, të kuqtë triumfuan përballë Flamurtarit me rezultatin 2-0. Kampionët e Shqipërisë po shfrytëzojnë në maksimum kalendarin që u ka rezervuar disa përballje të lehta për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodheshin.

- Advertisement -

Pas suksesit përballë vlonjatëve tashmë Partizani ngjitet të vendin e tretë të renditjes. Ndërkohë që Teuta bëri një hap fals pasi u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi nga Luftëtari. Durrsakët kaluan shumë shpejt në avantazh dhe u mendua se do kishin një ndeshje të lehtë, por gjirokastritët barazuan në minutën e 90′.

Ndërkohë që në barazim 1-1 u mbyll edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Bylisit. Ballshiotët edhe në këtë ndeshje patën kontestime për arbitrat madje për pak momente refuzuan të luanin në shenjtë proteste ndaj gjykimit.

Por me pas skuadra u rikthye sërish në fushë. Kukësi nuk gaboi në ndeshjen e kësaj jave dhe tashmë rimerr kreun e renditjes me 41 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?