English

Thaçi kundër BE-së, kërkon liberalizimin e vizave pastaj dialog me Serbinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit që ka zhvilluar me emisarët evropianë të cilët kanë vizituar Kosovën, ka thënë se pa heqjen e vizave nuk do të ulet në Bruksel për të biseduar me Serbinë.

- Advertisement -

Ai tha se edhe në këtë takim me këshilltarët e dy vendeve mike të Kosovës nuk është dëgjuar asgjë pozitive karshi vizave për qytetarët e Kosovës.

Kreu i shtetit deklaroi se ky mos unitet i Bashkimit Evropian krahas kësaj çështje është i padrejtë. Sipas tij, BE është e papërgatitur për fazën e dytë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për fat të keq nuk u dëgjua asgjë për liberalizmin e vizave për Kosovën, madje po të mos e hapja si temë as nuk do ta ngrinin së diskutuari, dhe kjo është zhgënjyese për qytetarët e vendit. Mendoj se ky mosuniteti i BE është i padrejtë. Qëndrimi im ishte shumë i qartë. Fillimit BE duhet të nxjerrë vendimi për liberalizimin e vizave, pastaj të mendoj nëse ka vizion për të shtyrë përpara dialogun Kosovë-Serbi”, tha Thaçi

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?