English

Thatësira dhe temperaturat e larta, KESH shpenzon 11 mln euro për të blerë energj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria po blen energji elektrike prej afro 5 javësh. Mungesa e prodhimit në hidrocentrale dhe kërkesa e lartë për konsum, i kanë kushtuar vendit tonë rreth 11 mln euro këtë stinë.

- Advertisement -

Nevoja për konsum të energjisë elektrike është rritur këtë periudhë. Temperaturat e larta janë bërë shkaku kryesor që familjet dhe bizneset të harxhojnë më shumë energji, por kjo stinë nuk është e favorshme për prodhim në hidrocentrale.

Për këtë arsye, prej afro 5 javësh, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë nga vendet e tjera mbi 85 mijë megavat, duke shpenzuar rreth 11 mln euro. Çmimi mesatar për një megavat-orë përllogaritet në 120 euro.

Mungesa e reshjeve ka ulur edhe nivelin e ujit në hidrocentralet e Drinit, dhe kuotat tregojnë se rezerva hidrike është tkurrur me 10% në raport me korrikun e kaluar.

Megjithatë, situata nuk është kritike, pasi niveli i ujit në Fierzë e Koman qendron mbi mesataret shumëvjeçare.

Kërkesë për energji elektrike nuk po shfaq vetëm vendi ynë këto kohë, por edhe shumë shtete të tjera të cilat janë të varura nga importet dhe këto nevoja kanë sjellë edhe një rritje të cmimit për meagavat, deri në 200 euro në orë të caktuara të ditës.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?