English

The Telegraph: Harta që tregon “Luftën e Fshehtë” të Rusisë kundër Perëndimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një valë incidentesh shqetësuese po shfaqet në Evropë, duke ngritur pikëpyetje për një luftë të fshehtë mes Rusisë dhe Perëndimit. Nga shpërthime bombash në Londër deri te një aksident tragjik i një avioni transportues në Lituani.

- Advertisement -

Të hënën, një avion mallrash i DHL u rrëzua pranë aeroportit të Vilniusit në rrethana ende të paqarta. Po ashtu, në Londër, shpërthime bombash të fundit kanë tronditur sigurinë, duke përfshirë zona strategjike si Euston Square dhe aeroportin Gatëick.

Ndër të tjera sulme ka pasur dhe ndaj kabllove të telekomunikacionit në Detin Baltik, ndërprerje të sistemeve televizive duke shkaktuar ndryshime në programet në të gjithë Evropën. Shpërthimi në një fabrikë të armëve në Uells, gjithashtu, ka ndezur alarmet për kërcënime të brendshme dhe ndërkombëtare.

Dhjetëra incidente tjera të ngjashme ndodhën, ndërsa Perëndimi mbështet Ukrainën, nderkohe Rusia ka rritur veprimet e sabotazhit nëpër Evropë dhe më gjerë – duke ndjellë ndjenjën e pasigurisë në kontinent që nga Lufta e Ftohtë.

Ekspertët paralajmërojnë se këto ngjarje mund të mos jenë të izoluara dhe shërbimet e sigurisë tashmë kanë dhënë alarmin. “Ne duhet të presim të shohim akte të vazhdueshme agresioni këtu në shtëpi”, tha drejtori i përgjithshëm i MI5 Ken McCallum në një fjalim muajin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?