Themeluesi WikiLeaks, Julian Assange shprehet se Presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar falje nëse do të deklaronte se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me botimin nga WikiLeaks të emaileve t të Partisë Demokratike në 2016. Assange po mbahet në një burg britanik ndërsa lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara për akuzat e spiunimit. Seanca e tij e plotë gjyqësore do të fillojë javën tjetër.
Gjatë seancës të së mërkurës në Londër, Assange u shfaq me video nga burgu. Në gjykatën në Westminster, avokati i Assange, iu referua një deklarate të dëshmitarëve të ish-kongresmenit republikan, Dana Rohrabacher, i cili kishte vizituar Assange në 2017, duke thënë se ai ishte dërguar nga presidenti për të ofruar një pakt se do ta falte me një kusht.
Falja do të ishte me kushtin që Assange të akordohej me Shtetet e Bashkuara duke thënë se rusët nuk ishin të përfshirë në publikimin e emaileve që dëmtoi fushatën presidenciale të Hillary Clinton në 2016. Ish-kongresmeni mohon se ka biseduar me themeluesin e Wikileaks. Edhe një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, mohoi deklaratën e Assange.
“Kjo është absolutisht një deklaratë e rremë. Presidenti amerikan Donald Trump e njeh shumë pak Dana Rohrabacher përveç se është një ish-kongresmen. Ai kurrë nuk është folur me të për këtë temë apo ndonjë tjetër temë”,’ u shpreh zëdhënësja.
Për Assange, 48 vjeç, i cili kaloi shtatë vjet në ambasadën e Londrës në Ekuadori para se të tërhiqej në prill të vitit të kaluar, kërkohet që në Shtetet e Bashkuara të përballet me 18 akuza përfshirë komplotin se ka hakeruar kompjuterët qeveritarë dhe duke shkelur një ligj për spiunazhin.