English

Theu ‘arrestin e shtëpisë’ për të vjedhur gjimnazin, arrestohet 25-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 25-vjeçar në Malësi të Madhe ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një gjimnaz dhe një banesë në fshatin Gruemirë.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 25-vjeçari theu masën e ‘arrestit të shtëpisë’, të caktuar për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve, për të kryer këto vjedhje.

Po ashtu dyshohet se gjatë vjedhjes së gjimnazit, i tiu dyshohet se bashkëpunoi me një 23-vjeçar, i cili po ashtu ndodhet në burg në Lezhë, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Zbardhet vjedhja e kryer më datë 05.12.2023, në gjimnazin e fshatit Gruemirë.

Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve, për të kryer vjedhjen në gjimnaz dhe një vjedhje në banesë.

Nga hetimet rezultoi se për të vjedhur në gjimnazin në fshatin Gruemirë, 25-vjeçari bashkëpunoi me një 23-vjeçar, i cili aktualisht është me masë sigurie në IEVP Lezhë, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve, të kryer më datë 05.12.2023, në gjimnazin e fshatit Gruemirë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe. Nga verifikimet rezultoi se 25-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për të kryer vjedhjen e 8 pajisjeve kompjuterike në këtë gjimnaz, si dhe për të vjedhur më datë 23.01.2024, instalime elektrike dhe pajisje në banesën e shtetasit I. A., në fshatin Grudë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale shtesë për shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. M., për të kryer vjedhjen në gjimnazin e këtij fshati. Aktualisht, shtetasi P. K. është në IEVP Lezhë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?