English

Thirrja e OBSH: Merreni seriozisht COVID-19. Rastet e para në Serbi e Vatikan 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Epidemia e virusit COVID-19 që po përhapet nga Kina në të gjithë botën mund të kontrollohet, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një përgjigjeje të bashkërenduar nga të gjitha qeveritë e botës”. Ishte ky mesazhi që dha së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë duke shprehur shqetësimin se shumë shtete nuk po e trajtojnë seriozisht këtë situatë.

- Advertisement -

“Ne po i bëjmë thirrje çdo vendi që të veprojë me shpejtësi, vendosmëri dhe qartësi. Disa vende ose nuk e kanë marrë seriozisht këtë situatë, ose kanë vendosur të mos veprojnë. Ky nuk është një test, nuk duhet hequr dorë apo të gjenden justifikime”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus

OBSH bën me dije se në shkallë globale deri në orët e fundit janë regjistruar 95.000 të infektuar dhe 3281 viktima. Italia është shteti evropian me më shumë të infektuar dhe me 148 të vdekur. Këtë të premte është regjistruar edhe i prekuri i parë me COVID-19 në Vatikan dhe Serbi, ndërsa në Holandë konfirmohet viktima e parë.

Në Greqi numri i të infektuarve ka shkuar në 31. Në Francë numri i viktimave ka arritur në 7 ndërsa presidenti Macron është shprehur se epidemia në Francë ishte e pashmangshme.

Kina raporton për 143 raste të reja në vetëm 24 orët e fundit dhe 30 të vdekur, shqetësuese është fakti se po rritet numri i të prekurve jashtë kufijve të Kinës.

Për shkak të përhapjes së virusit në shumë shtete janë pezulluar eventet publike. Për shkak të COVID-19 Parlamenti Evropian ka pezulluar sesionin parlamentar, edhe Japonia ka pezulluar ceremoninë përkujtimore për viktimat e cunamit të 11 marsit 2011.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?