English

Thirrjet për arrestimin e tij, Shaip Kamberi: Po përdoren metoda të Millosheviçit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se politikanët serbë po përdorin metodat e Sllobodan Millosheviçit, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët.

- Advertisement -

Kmaberi theksoi nuk e ka pritur që dikush do të guxonte të kërkonte arrestimin e tij në këtë institucion shtetëror, në prezencë të presidentit serb.

“Ky rast tregon se janë hequr maskat dhe se ata që kanë veshur kostumin demokratik po tregojnë se nuk kanë ndryshuar dhe se po mundohen të përdorin metodat e Millosheviçit, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët. Unë prisja që të gjithë të kundërshtonin qëndrimet e mia, por nuk prisja që dikush do të guxonte të kërkonte, në prani të presidentit të Republikës, në Kuvend, jo vetëm burgosjen e një deputeti, por ajo që është më e keqja – dëbimin tim nga Serbia”, tha ai për REL.

Arrestimi i Kamberit, për shkak të deklaratës së tij se Kosova është shtet i pavarur, u kërkua gjatë një seance parlamentare nga deputetja e Partisë Socialiste të Serbisë, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Snezhana Paunoviç.

Sipas rregulloreve serbe, deputetët gëzojnë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht për shprehje të mendimeve apo votë të shprehur verbalisht apo me shkrim.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×