Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi theu masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”, e cila i është dhënë nga Gjykata e Elbasanit.
Gjatë ndalimit nga uniformat blu, 24-vjeçarit iu gjet dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se veprimet e tjera do të të kryhen nga Komisariati i Policisë në Peqin, ndërkohë që materialet u referuan në prokurori.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për vënien përpara përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrolleve, u kap në Sauk, shtetasi S. I., 24 vjeç, banues në Peqin.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari kishte thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Peqin”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Me pistoletë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në zonën e “5 majit”
- EMRI|Plagosi të riun pasi i ngacmoi partneren, arrestohet autori i ngjarjes në Lezhë
- Plagosi me thikë 28 vjeçarin në Itali, arrestohet shqiptari