English

Thyen rregullat e “shtetrrethimit”, Policia ndëshkon 509 qytetarë, dhjetëra të shoqëruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht masave strikte të njoftuara nga ana e qeverisë për bllokimin e lëvizjes së mjeteve private, sot jo të gjithë qytetarët e kanë repektuar këtë urdhër. Policia e Shtetit bën me dije se 509 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit, i cili detyron çdo person të mos përdorë makinën private deri në mesnatën e të dielës.

- Advertisement -

“Kush thyen rregullin, përballet me ligjin. 509 drejtues mjetesh të ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve”, njofton policia.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia tregon edhe numrin e rasteve të ndëshkuara në shtatë qarqet e vendit, të cilat u shpallën nga kryeministri Edi Rama si qytete dhe zona në “shtetrrethim”.

“Në këtë kuadër, prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.

Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë:

– Tiranë 171 drejtues mjetesh
– Durrës 77 drejtues mjetesh
– Fier 54 drejtues mjetesh
-Vlorë 53 drejtues mjetesh
– Lezhë 61 drejtues mjetesh
– Shkodër 45 drejtues mjetesh
– Elbasan 48 drejtues mjetesh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu bëhet me dije se janë shoqëruar 76 qytetarë në komisariatet  e qarqeve përkatëse, të cilët sipas policisë kanë kundërshtuar me forcë urdhrat administrativë të parashikuara për situatën e pandemisë për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?