English

Thyen “shtetrrethimi”, penalizohen 74 shoferë dhe iu hiqet patenta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit nuk ka toleruar aspak shkelësit e urdhrit të qarkullimit me mjetete e tyre private dhe pa autorizim përkatës. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, efektivët e Policisë bëjnë me dije se janë penalizuar 74 shoferë, të cilëve iu është hequr patenta dhe më pas iu është bllokuar edhe mjeti.

- Advertisement -

“Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 74 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”, njofton policia.

Po ashtu shkelje të urdhrit të lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00 ka pasur edhe në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00, 10 shtetas, konkretisht 9 shtetas në Durrës dhe 1 në Tiranë, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?