English

Thyerja e rregullave të qëndrimit, MEPJ: Shqiptarët në Itali dhe Çeki nuk do ndëshkohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë detaje lidhur me afatin e qëndrimit të shtetasve shqiptarë në Itali dhe në Republikën Çeke. Sipas saj, duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e shtetasve të huaj, në territorin italian.

- Advertisement -

Pezullimi, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat. Për këtë arsye, MEPJ-ja thotë se nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të qytetarëve me Republikën e Italisë.

Gjithashtu, sa i përket qëndrimit të qytetarëve shqiptarë në Republikën Çeke, ministria shqiptare pohon se të gjithë shtetasit e huaj, të cilët në momentin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndodheshin në mënyrë legale në territorin çek, do të mund të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë territor gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, pa pasur nevojë të zgjidhin çështjet e statusit të qëndrimit të tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?