English

“Tifozët, si lojtar i 12”-Bare: Kualifikimi në “Euro 2024”, ëndërr e bërë realitet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, është shprehur se kualifikimi i vendit tonë në “Euro 2024” është një ëndërr e bërë realitet.

- Advertisement -

Komentet Bare i bëri gjatë një konference për mediat, ku tha se trajneri Sylvinjo dhe stafi teknik kanë krijuar një grup shumë të fortë.

Ai falenderoi edhe tifozët për mbështetjen, pasi sipas tij, ata janë për Kombëtaren si një lojtar i 12-të.

“Është një arritje shumë e madhe, një ëndërr e bërë realitet. Por nuk duhet të ndalemi këtu. Çdo gjë ka ndryshuar për mirë. Nga Federata, tani kemi një fushë shumë të mirë ku të bëjmë stërvitje.

Dëmtimet i kam kaluar, më kanë lënë pak prapa, por do të vijojë të punoj fort për të arritur atje ku isha dhe për të ndihmuar ekipin. Unë e kam ëndërruar shumë kualifikimin, është diçka unike për popullin tonë.

Ia kemi dalë me besim, me punë dhe me mbështetjen e tifozëve, që për ne janë si një lojtar i 12-të. Kemi një grup shumë të mirë, trajneri dhe stafi teknik na kanë ndihmuar për të bërë një grup të fortë. Një lojtar i vetëm nuk mund të fitojë dot asnjë ndeshje”, u shpreh Bare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×