English

“Tigrat” e Kroacisë në Kosovë, ministri i mbrojtjes: Do të garantojmë paqen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria Kroate ka dërguar një kontingjent të ri ushtarak në Kosovë. Ministri Kroat shprehet se ruajtja e paqes në Kosovës është garanci për stabilitetin e rajonit.

- Advertisement -

Kroacia ka shtuar praninë e trupave të saj në misionin ndërkombëtar KFOR në Kosovë. Në  kazermën e Brigadës së Parë Gardiane “Tigrat-Kroacia” u mbajt ceremonia e nisjes se pjesëtarëve te kontingjentit 41.

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Federico Bernaka, vlerësoi rolin e Kroacisë në këtë mision, trupat e së cilës kontrollojnë aeroportin e Sllatinës.

Më herët, Ministri i mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiç ka deklaruar se situata në Kosovë nuk është e mirë dhe këtë e tregon fakti që vendi i tij po dërgon forca të armatosura. Ai tha se misioni i KFOR do të garantojë sigurinë dhe do të ndalë fenomenet e dhunës që kanë ndodhur vitin e fundit në vend.

Kroacia është një nga 28 vendet që është pjesë e misionit të KFOR në Kosovës. Rreth 151 trupa të ushtrisë kroate kryejnë misionin në disa pika strategjike të Kosovës. Forcat e aleancës kanë 4443 trupa ushtarake në Kosovës, Italia ka numrin më të madh të trupave me 1322 ushtarakë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?