Tirana dhe Durrësi do të jenë në kushtet e një shtetrrethimi që prej orë 06:00 të së premtes deri të dielën në mesnatë. Kryeministri, Edi Rama në një dalje për mediat ka bërë të ditur planin e ri të masave për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Një ndër masat që prek të gjithë, është bl/lokimi i lëvizjes të të gjitha automjeteve private dhe transporti ndër-urban. Z. Rama foli për sulm agresiv të coronavirusit dhe u kërkoi të gjithëve që të mbrojnë të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje të tjera.
Nga ana tjetër paralajmëroi se mund të ketë masa të tjera akoma edhe më të ashpra.
“Kjo masë e skajshme për t’i dalë përballë, në këtë hap të kësaj sfide dhe për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në territorin dhe organizmat tona, do të pasohet nga të tjera”, deklaroi z. Rama.
Kryeministri bëri të ditur se, nesër administrata shtetërore do të jetë pushim. Të njëjtin gjë tha dhe për fasoneritë dhe call center.
Lajmi eshte ne perditesim…