Komuniteti i ri Politik Europian do të mbahet në Tiranë. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.
“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vizita në Londër, Rama publikon foto me kryeministrin e ri britanik
- Samiti i Komunitetit Politik në Britani, Rama pritet nga kryeministri Starmer