English

Tirana ngec me Skënderbeun, bardheblutë barazojnë me korçarët pas 9 fitoreve radhazi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas nëntë fitoresh radhazi, Tirana është ndalur në një barazim 1-1 në sfidën hapëse të javës së 22-të ndaj Skënderbeut. Në një sfidë ku pritshmëritë ishin maksimale, bardheblutë e Emanuel Egbos vijojnë serinë e ndeshjeve pa humbje dhe tashmë janë me sytë nga përballja me Kukësin.

- Advertisement -

Skuadra e Skënderbeut dhe një herë tjetër tregoi se është një kundërshtar që mund t’i hapë punë çdo ekipi.

Dejvi Bregu gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të, duke ngritur peshë tifozët korçarë që kishin zbarkuar në “Air Albania”.

Bardheblutë insistuan dhe e gjetën rrugën e rrjetës me anë të Elton Kales që në pjesën e parë, por kryesori Kridens Meta e anuloi për një prekje të topit me dorë.

Megjithatë, braziliani ishte i destinuar për të qenë protagonist dhe vendosi ekuilibrin pak minuta para fundit të ndeshjes. Në kohën shtesë Skënderbeu kishte mundësinë për të shënuar dhe golin e fitores, por në fund kryeqytetasit morën një pikë dhe barazojnë Kukësin në krye të klasifikimit me 41 pikë.

Java e 22-të do të mbyllet nesër me katër takime, ku spikasin Partizani-Laçi dhe Bylis-Kukësi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?