English

Tirana në karantinë, Veliaj: Kemi zeruar taksat lokale për biznesin. Faturat e ujit mund t’i paguani kur të doni, por nuk falen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews Now, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se bashkia, duke qenë e ndërgjegjshme për vështirësitë me të cilat po haset sidomos biznesi i vogël dhe i mesëm, ka zeruar taksat lokale për këtë kategori për muajt mars dhe prill, duke e lënë si opsion të hapur muajin maj.

- Advertisement -

“Kemi zeruar taksën për hapësirën publike, taksa kryesore që bashkia vjel nga biznesi i vogël dhe i mesëm, për marsin dhe prillin dhe jemi të hapur për majin. Për të gjitha detyrimet e tjera, përfshirë edhe ujësjellësin i kemi shtyrë deri në qershor. Kemi hequr kamatëvonesën, që do të thotë se mund ta paguash faturën e ujit kur të duash dhe kur mos të ketë njerëz në radhë. Kjo është një lehtësi sidomos për pensionistët që janë më korrektët”, tha z. Veliaj.

Z. Veliaj e cilësoi të pamundur faljen e faturave të ujit, pasi siç tha malli që konsumohet do të paguhet, ndërsa shtoi se masa të tilla do të merren vetëm për shtresat që janë absolutisht në nevojë.

“Faljet në zero janë për kategoritë në nevojë, për personat që janë në banesat sociale. Duke marrë vendimin për dyfishim të ndihmës ekonomike, ne subvencionojmë ata që kanë më shumë nevojë”, tha kryebashkiaku.

Ai theksoi se në këtë periudhë bashkia është e gjitha e angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, veçanërisht 35 mijë pensionistëve, nga të cilët sipas tij jo të gjithë kanë nevojë për ndihmë imediate.

“Pjesa tjetër merr paketën me ushqimet bazë dhe për këtë ka një kalendar, me një datë të caktuar se kur ne i çojmë këto ushqime. Kemi trajtim të veçantë për komunitetin rom dhe egjiptian. Në një ditë ne vizitojmë 11 600 banesa. Fokus i kemi dhënë fshatit, sidomos të prekurve nga tërmeti. Në fshat bonusi i qirasë nuk ka vlerë, ndaj kemi çuar kontejnerë dhe më shumë ndihma.

Kemi edhe nismën ‘adopto një gjyshe ose një gjysh’, si një mënyrë që të shtojmë fuqinë tonë në terren”, theksoi kreu i bashkisë.

I pyetur lidhur me faktin se sa po funksionon nisma e bashkisë për t’ua çuar pensionin në shtëpi të moshuarve, nisur edhe nga një vëzhgim i Euronews Albania një ditë më parë, ku shumë të moshuar u panë në radhë duke pritur për të marrë pensionin, z. Veliaj u shreh se në përgjithësi puna e Postës në këtë drejtim është për t’u përshëndetur, por u tregua i gatshëm të bisedonte me drejtorin e Postës për të parë se ku nuk ka funksionuar siç duhet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?