As Vllaznia nuk mundi që të ndaltë dot Vrullin e Tiranës. Bardheblutë arritën që të fitonin ndeshjen më të rëndësishme të javës së 21-të me rezultatin 1:0.
Shkodranët u përpoqën shumë që të ndërprisnin ecurinë e fitoreve radhazi të kryeqytetasve, madje dukej sikur do kënaqeshin edhe me një barazim, por qëndresa e tyre zgjati deri në minutën e 86-të, kur Kabina arriti të realizonte golin e fitores për Tiranën, i ndihmuar edhe nga një pakujdesi e portierit mik.
Zhgënjimi në kampin shkodran ishte mjaft i madh, por në fund ishin bardheblutë ata që festuan fitoren e 7-të radhazi në kampionat dhe tashmë janë përkohësisht në vendin e parë të renditjes me 40 pikë 2, më shumë se Kukësi që zbret në fushë ditën e shtunë.