English

Tirana pret Krishtlindjen me koncert, Veliaj: Çdo mbrëmje do ketë artistë në shesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tirana ka çelur javën e festave. Në vigjilje të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi mbrëmjen e së shtunës, një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive.

- Advertisement -

Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve.

I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. Për të shijuar koncertin u mblodhën qytetarë të shumtë, të cilët ndanë edhe urimet e para me këtë rast.

Përmes rrjeteve sociale, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përcolli pamje nga koncerti festiv. Ndërsa lajmëroi se deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje kryeqyteti do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat.

Zbukurimet, por edhe atmosfera fantastike nga ka bërë që një numër i madh turistësh të zgjedhin Tiranën për të kaluar festat e fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?