English

Tirana probleme para ndeshjes me Partizanin, stadiumi pezull

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të jetë kryendeshja e javës së 15-të, që do të zhvillohet të premten në orën 19:00. Skuadrat do të kenë mungesa të rëndësishme ne këtë përballje, por presioni më i madh është në kampin bardheblu.

- Advertisement -

Bardheblutë janë në një moment të vështirë pasi nuk fitojnë prej katër javësh dhe pozicioni i trajnerit Julian Ahmataj është i rrezikuar. 24-herë kampionët duhet të bëjnë pa Edon Hasanin i cili është i dëmtuar.

Në anën tjetër, Partizani ndodhet në vendin e parë, por humbja me Bylisin bën të ndjejë presionin e ndjekësve.

Kampionët në fuqi dominojnë prej 18 ndeshjesh ndaj Tiranës, që nga 7 shkurti i 2014 nuk njeh asnjë fitore. Bruno Telushi do të jetë mungesa e madhe e skuadrës së Franko Lerdës. Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit.

Edhe pse ndeshja është pas 4 ditësh, ende nuk është konfirmuar stadiumi.

Dëshira e skuadrave është që këtë përballje ta zhvillojnë në “Air Albania Stadium”, por diçka e tillë ende nuk është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe vendimi pritet orëve në vazhdim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?