English

Tiranë | Katër shtetase spanjolle procedohen për ushtrim prostitucioni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për katër shtetase spanjolle, të cilat ushtronin prostitucion në një apartament në zonën e rrugës së Kavajës.

- Advertisement -

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë proceduar shtetaset A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u kapën në një banesë ku dyshohet se ushtronin veprimtari të kundërligjshme”.

Gjatë kontrollit të ambientit dhe kontrollit fizik ndaj shtetases S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash dhe një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?