English

Tjetërsimi i tokave në Shëngjin, Gjykata e Posaçme shtyn seancën në ngarkim të ish-deputetit Arben Ndoka

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën në ngarkim të ish-deputetit Arben Ndoka. Ai akuzohet për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

- Advertisement -

Sot do të vendosej nëse dosja do te kalonte për gjykim, por seanca nuk u zhvillua për shkak se nuk ishin njoftuar të gjithë të pandehurit,  ndërkaq 17  të arrestuarve të tjerë në operacionin “‘Volvo 4” u është komunikuar akuza.

Po gjatë ditës së sotme SPAK-u  vendosi të pushojë hetimet për tre gjyqtarët, të cilët dhanë gjykim të shkurtuar për çështjen e Dritan Dajtit në ish-gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Pranimi i gjykimit të shkurtuar nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli hodhi poshtë dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili akuzohej për vrasjen e katër oficerëve të policisë në vitin 2009, duke e kthyer dënimin në 25 vite burg.

Gazetari i “Euronews Albania”, Xhevahir Zhabina, raporton se Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për herë të dytë seancën gjyqësore, në ngarkim të grupit “Shullazi”.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të Strukturës së Posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë. Përkundër kërkesës, e cila ka mbërritur në KLGJ që në 23 dhjetor të vitit të kaluar, ky institucion akoma nuk ka kthyer një përgjigje për këtë çështje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?