English

Tkurret bujqësia dhe industria/ Rrezikojnë 54% të të punësuarve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Industria dhe bujqësia, dy sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e vendit kanë pësuar ulje gjatë vitit të fundit. Sipas INSTAT dy sektorët punësojnë gati gjysmën e forcës punëtore në vend

- Advertisement -

Rënia e produktivitetit në industrinë përpunuese dhe bujqësi rrezikon më shumë se gjysmën e të punësuarve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, dy sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë, kanë pësuar tkurrje në rendiment dhe prodhim përgjatë vitit të fundit.

Në raport me PBB, industria ra me 0.69% gjatë vitit të kaluar dhe bujqësia 0.68%.

Bujqësia zë peshën e gati 20% të PBB ndërsa industria kontribuon me 10%.

Por akoma më e rendësishme është pasha e këtyre dy sektrëve në punësim, ku bashkërisht, sipas INSTAT, ato punësojnë 525 mijë persona, ose 54% të forcës punëtore në vend.

Rënia e këtyre dy sektorëve është një sinjal negativ për perspektivën e punësimit.

Vitin e fundit veçanërisht, bujqësia ka hyrë në një cikël rënës, e ndikuar kryesisht nga largimi I forcës punëtore jashtë vendit, zbrazja e fshatrave dhe zonave rurale si dhe mungesën e subvencioneve shtetërore.

Ndërkohë, në industrinë përpunuese, industria e tekstile dhe e këpucëve zë peshën kryesore në punësim,

Në fund të 2022, në industrinë e fasoneve ishin punësuar 50 mijë, gjysma e totalit të forcës punëtore në sektorin e industrisë.

Rënia e fortë e euros dhe presioni i rritjes së pagës minimale, ka bërë që ndërmarrje dhe fabrika të shumta në vend të përballen me kosto të larta prodhimi, të cilat kompromentuan lirshmërinë e produkteve, faktori kryesor kompetetiv i eksporteve shqiptare në tregjet e huaja.

Në 2023-n, ky sektor realizoi shitje prej 126 miliardë lekësh, me rënie prej 6.6% me bazë vjetore. Tendenca rënëse vijoi dhe në dhjetor, me -15.4%.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?