English

Tkurret tregtia e jashtme, bien eksportet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tregtia e jashtme po sjell më pak të ardhura në tregun shqiptar. Në muajin tetor, vendi ynë arkëtoi nga shitja e mallrave 31 mld lekë, ose 15% më pak se të ardhurat e një viti më parë.Tregtia e jashtme u tkurr 15 për qind në muajin tetor me vlerën e eksporteve që zbriti në 31 mld lekë.

- Advertisement -

Prirja që Shqipëria të fitojë më pak lekë duke shitur mallra në shtetet e tjera ka nisur që në vitin 2022, me luhatje pas cdo muaji, të cilat janë ndikuar kryesisht nga rënia e euros.Megjithatë, rënia duket të jetë ngadalësuar, nëse e krahasojmë me muajin shtator kur eksportet u rritën me 1%.

Nga ana tjetër, të dhënat e INSTAT tregojnë se në shtator, jo vetëm kemi shitur më pak, por edhe kemi blerë më pak. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me 1.5%, në krahasim me një vit më parë.

Nëse flasim për periudhën 10-mujore, eksportet e mallrave arritën vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me 14%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 743 e mld lekëve, duke u rritur me 2%, krahasuar me një vit më parë. Sipas mallrave, ndikim në rëniën e shitjeve, kanë dhënë materialet e ndërtimit, metalet, tekstilet, mineralet e lëndët djegëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?