English

Todosijeviç lirohet nga akuzat pas deklaratës për Raçakun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar zyrtarin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviç, nga të gjitha akuzat për gjuhë të urrejtjes në deklaratën e tij ku mohonte masakrën e Reçakut.

- Advertisement -

Vendimi nënkupton se edhe aktgjykimi i mëparshëm me të cilin ai ishte dënuar me një vit burgim, anulohet.

Lajmin për lirimin e tij nga të gjitha akuzat e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë avokati i tij, Nebojsha Vlajiç.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë, nuk ka më ankesa apo procedurë, zoti Todosijeviq është njeri i lirë”, tha Vlajiç.

Ivan Todosijeviç u gjykua dy herë për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”. Herën e parë ai u dënua me dy vjet burg, por Gjykata e Supreme e Kosovës mori vendim në fund të vitit 2021 që gjykimin ta kthejë në fillim.

Në një gjykim të përsëritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ai është dënuar me një vit burg.

Gjyqi ndaj tij është zhvilluar për shkak të gjuhës së urrejtjes. Todosijeviç ka deklaruar në mars të vitit 2019 se arsye për “agresionin e NATO-s” kundër caqeve të ushtrisë jugosllave më 1999 ka qenë “e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Todosijeviç është anëtar i kryesisë së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit. Ai është edhe kryetar i komunës paralele serbe të Zveçanit.

Në kohën kur Todosijeviç bëri deklaratat për masakrën e Reçakut, ai mbante postin e ministrit të Administrimit të Vetëqeverisjes Lokal në Qeverinë e Kosovës. Më pas ai u shkarkua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJTIHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?