English

“Toka e premtuar” e korçarëve, e reja aplikon prej 10 vitesh për Lotarinë Amerikane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur bie fjala për Lotarinë Amerikane, mendja të shkon në Korçë. Kjo për faktin se një pjesë e mirë e fituesve janë korçarë. Dëshira e tyre është “toka e premtuar”.

- Advertisement -

“U bënë me shume se 10 vite që aplikoj për lotarinë amerikane, shpresoj ky të jetë viti i duhur. 10 vite e vazhdoj përsëri, mendoj se Amerika është vendi i realizimit të ëndrrave tona. Në Shqipëri jetohet por në Amerikë ka më tepër mundësi dhe ëndrra të realizuara”, thotë Selviona Veshi, aplikante e Lotarisë Amerikane.

Si Selviona, të shumtë janë të rinjtë që aplikojnë për t’u larguar nga vendi. Sido që të jetë përgjigjja e lotarisë këtë vit, sërish Selviona nuk do ndalet.

“Mendoj se deri diku janë të lodhur, nuk vlerësohen ashtu siç duhet. Mendoj që mundësia më e mirë për ta është të ikin ne Amerikë. Shpresoj që këtë vit të fitoj e ne rast se jo do vazhdoj të këmbëngul, e një ditë do iki. Deri sa jam korçare, do iki”, shprehet ajo.

Prindërit e saj nuk janë dakord që vajza të largohet përtej oqeanit.

Largimi nga vendi është kthyer në plagën më të madhe sociale të 10-vjeçarit të fundit, ku shumica e të rinjve e shohin të ardhmen jashtë atdheut, kryesisht në vendet e BE dhe SHBA.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?