Aktori tha se ai dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitivë në testin për coronavirusin.
“Do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për sa kohë e kërkon shëndeti dhe siguria publike,” tha Hanks në një postim në rrjetet e tij sociale.
Hanks dhe Wilson, të dy 63 vjeç ndodhen në Australi, ku Hanks është angazhuar në një film për jetën e Elvis Presley.
[instagram_feed=B9nVasnBNF5]
“U ndjemë pak të lodhur, sikur të ishim ftohur dhe patëm dhimbje trupi,” tha aktori fitues i Çmimeve Oscar. “Rita pati ethe që i vinin dhe iknin. Temperaturë të lehtë gjithashtu. Për t’i bërë gjërat siç duhet, sikurse është e nevojshme aktualisht në botë, u testuam për coronavirusin dhe zbuluam se ishim pozitivë,” shtoi Hanks.
Hanks është aktualisht figura më e njohur në industrinë e argëtimit që ka pranuar prekjen nga coronavirusi dhe ka dalë haptazi në publik, duke u bërë kështu një figurë e njohur për pandeminë që ka përshkallëzuar rastet kudo nëpër botë.