English

Topalli kundër vendimit të qeverisë për diasporën: Të lejohen të votojnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Jozefina Topalli, drejtuese politike e Partisë Demokratike për diasporën ishte këtë të mërkurë e ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar procesin e regjistrimit të emigrantëve në portal.

- Advertisement -

Ajo tha për Mirela Milorin, se shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë kanë treguar një interes të lartë për të votuar në zgjedhje. Ajo tha se emigrantët janë një numër shumë i rëndësishëm për të bërë ndryshime thelbësore në vend, ndërsa theksoi se nuk e di nëse ka më shumë votues jashtë apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Topallit mazhoranca do duhet të pranojë kërkesën e opozitës që shqiptarët jashtë territorit të votojnë edhe nëse nuk kanë dokumente biometrike shqiptare, por kanë të vendit ku jetojnë.

“Një numër shumë i rëndësishëm i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë nuk kanë dokumente shqiptare për arsye të tyre. Ndaj është bërë kjo kërkesë në parlament që ti jepet një mundësi edhe atyre që të votojnë. Edhe nga pyetjet që i janë bërë kryetarit të KQZ-së, ai ka thënë se nëse kjo votohet në parlament, mundësitë teknike për tu bërë e mundur ekzistojnë. Sepse mes kryqëzimit të të dhënave dhe me anë të pasaportave biometrike që ata kanë mund të bëhet identifikimi”,-tha Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?