Forcat e shpëtimit të shpejtë dhe shumë vullnetarë po punojnë çdo minutë për të nxjerrë nga rrënojat e shtëpive banorët e Tenesisë, të cilët u goditën nga disa tornado këtë të martë.
“Erdhëm që nga qyteti i Silver Pointit. Morëm traktorin me vete që të ndihmonim”, thotë një prej vullnetarëve.
“Këta banorë shkojnë te shkolla e fëmijëve të mi. Më tha diçka në zemër që duhej të çohesha e të ndihmoja vullnetarisht”, tha Rakael Roberts.
Përveç 24 të vdekurve që janë konfirmuar, shumë të jerë janë shpallur të humbur, ndaj autoritetet po përpiqen të zbulojnë me saktësi se çfarë ka ndodhur.
Vendi është mbushur me rrënoja shtëpish, linjat elektrike nuk punojnë ndërsa shkollat kanë vazhduar të mbahen të mbyllura.
“Është trishtim i madh. Kemi dy ditë që pastrojnë një lagje ku janë të gjithë miqtë e mi. Kam kaluar shumë net me miqtë e mi këtu”, thotë Brendan Xhonson, një tjetër vullnetar.
“Ka të humbur që janë të rinj fare, miq me të cilët shkojmë bashkë në kishë, njerëz që kanë humbur fëmijët. Është shumë e rëndë. Janë njerëz me të cilët shoqërohemi ditë pë ditë”, shton ai.