Më shumë se 120 milionë amerikanë u zgjuan nga paralajmërimet për motin e keq të hënën, pasi stuhitë e mëdha vranë të paktën 21 njerëz dhe lanë shkatërrime të shumta në të gjithë SHBA-në qëndrore.
Sipas mediave të huaja, tornadot dhe stuhitë shkatërruese lanë pa energji elektrike rreth 600,000 banorë në 13 shtete, shkatërruan shtëpi dhe plagosën qindra persona.
Parashikuesit thanë se rreziku më i madh i motit tani do të zhvendoset në lindje, duke mbuluar një shtrirje të gjerë të vendit, nga Alabama në Nju Jork.
Priten të tjera stuhi, erëra të dëmshme, breshër dhe përmbytje të shpejta. Reshje të dendura shiu pritet të godasin pjesë të bregdetit lindor, me stuhi të tjera të hënën pasdite në verilindje dhe në mes të Atlantikut. Uashingtoni, Virxhinia, Maryland dhe Pensilvania janë të rrezikuar nga tornadot.
Vapa e nxehtë do të vazhdojë edhe në pjesë të jugut të SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tornadoja e fuqishme shkakton shumë viktima dhe dëme në SHBA
- SHBA goditet nga dhjetëra tornado, humbin jetën 5 persona mes tyre një foshnjë