English

Totti sulmon Romën: Refuzova çdo ofertë dhe nuk u respektova aty

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për afro 30 vjet mbajti veshur fanellën e Romës duke refuzuar disa oferta nga ekipe të mëdha në Evropë, Francesco Totti është rikthyer të flasë për skuadrën e zemrës.

- Advertisement -

Tanimë pa asnjë rol në futboll, 47-vjeçari ka rrëfyer mbylljen e karrierës, duke pohuar se nuk u respektua aspak në ekipin roman.

“Kam kaluar 30 vjet te Roma. Tregova respekt për të gjithë, hoqa dorë nga çdo propozim tjetër. I thashë jo Real Madrid-it dhe klubeve të tjera sepse e doja atë fanellë, vetëm atë, fanellën verdhë-kuqe që është e stampuar brenda meje. Më vjen keq si përfundoi historia ime me Romën. E vërteta është se kur nuk je më i nevojshëm në futboll, kur nuk iu duhesh më, nuk ka më respekt për ty”, tha Totti.

Kampioni i botës ka pohuar në një intervistë për mediat italiane, se do ta dëshironte një rikthim në ekip, në krah të Mourinhos.

“Sigurisht, një rol të përcaktuar do ta doja, me Mourinhon. Ai është numër një, e respektoj shumë. Më vjen keq që nuk jam trajnuar nga ai në kohën time. Te Roma e dinë që nëse kanë nevojë për mua, për gjëra serioze, jam i lumtur të jap një dorë. Përndryshe, miq si më pare…”, nënvizoi futbollisti.

Në vitin 1989 Francesco Totti iu bashkua Romës për tu larguar më pas në vitin 2017, aty ku dhe mbylli karrierën. Me verdhekuqtë ka fituar Serinë A në sezonin 2000-2001, ndërsa numëron disa trofe individual.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?