English

Trafik droge me Habilajt, ish-shefi i policisë së Dhërmiut nesër para gjykatës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka njoftuar Strukturën e Posaçme (SPAK) për arrestimin e ish shefit të stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.

- Advertisement -

Ky i fundit, aktualisht ndodhet në ambinetet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërkohë që nesër pritet ai të dalë përpara gjykatës, për t’u njohur me vendimin e dënimit me 8 vite burg dhënë në mungesë ndaj tij.

Ai u dënua si pjesë e grupit të Habiljajve, ku sipas SPAK, ata janë vëzhguar e përgjuar duke ngarkuar me drogë peshkarexhën Fatmia, me qëllim trafikimin e sasive të kanabisit  drejt Italisë.

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.

Ata u arrestuan nga policia italiane teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Bazuar në hetimet e drejtësisë italiane dhe asaj shqiptare përfundoi në burg edhe ish-ministri Tahiri, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për “shpërdorim detyre” më 24 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×